Dejan Maksimoviç
12 dhjetor 2015•Përditësim: 12 dhjetor 2015
WASHINGTON (AA) – Basketbollistët e Golden State Warriors, kampion aktual i NBA ligës, mbrëmë ishin në prag të humbjes pas 23 fitoreve të njëpasnjëshme që nga fillimi i këtij sezoni. Megjithatë, Stephen Curry dhe bashkëlojtarët e tij arritën të mbijetojnë dy vazhdime si mysafir në ndeshjen tek Boston Celtics dhe në fund fituan me rezultat 124:119, dhe kështu vazhduan serinë e pabesueshme të fitoreve, raporton Anadolu Agency (AA).
Warriors më parë thyen rekordin kur është fjala e serisë së fitoreve në hapjen e sezonit. Tani janë në numrin e 24 fitoreve, por janë në kërkim të rekordit tjetër. Me katër fitoret e sezonit të kaluar seria e tyre e fitoreve në pjesë të sezonit ka mbërritur deri në numrin 28, ku kanë arritur serinë e dytë më të gjatë të fitoreve të cilën e ka pasur Miami Heat në sezonin 2012/13 dhe vazhdojnë të ndjekin rekordin e Los Angeles Lakers, të cilën të sezonin 1971/72 shënuan 33 fitore të njëpasnjëshme.
Kampionin aktual deri te fitorja sërish e udhëheq Curry i cili shënoi 38 pikë. Ndeshjen e radhës Golden State e ka në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës ku do të takohet me Milwaukee Bucks