Şenhan Bolelli
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 13 Dhjetor 2015
MADRID (AA) - Në Madrid, është zhvilluar gara tradicionale e “Babagjyshëve" me pjesëmarrjen e dhjetë mijë njerëzve të veshur me kostumet tradicionale që përfaqësojnë këtë personazh, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i pjesëmarrësve të këtij viti në krahasim me të kaluarin, kur vrapuan 5,173 pjesëmarrës, pothuajse është dyfishuar, duke vendosur një rekord të ri.
Gara filloi dhe përfundoi në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kurse garuesit vrapuan përmes rrugëve të qytetit në një distancë të gjatë 5.5 kilometra.
Gara në fjalë çdo vit ka arsye të ndryshme të organizimit. Këtë vit, të ardhurat nga gara do të ndahen në fondin për luftën kundër sklerozës së shumëfishtë.