Şenhan Bolelli
25 Tetor 2015•Përditësim: 26 Tetor 2015
MADRID (AA) - Në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, u organizua "Festivali Trashumancia" i cili ka mbetur nga periudha e Mesjetës dhe vazhdon të organizohet që nga viti 1994, ku më shumë se 2000 dele kanë ecur në qendrën e qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga evenimenti i cili ka për qëllim për inkurajimin e mbarështimit të kafshëve dhe nderimin e barinjve rrugët në qendër të qytetit ishin të mbyllura përkohësisht për trafikun. Festivali i cili u organizua nën organizimin e Ministrisë së Bujqësisë të Spanjës zgjati rreth 4 orë.
Kopetë e dhenve me barinjtë kanë ecur nëpër rrugët e qytetit të cilët janë ndjekur nga ane qytetarëve dhe turistëve me interes. Barinjtë kur kanë arritur në qendrën Sol, duke iu referuar traditës së vitit 1418 zyrtarët e komunës simbolikisht i kanë dhënë para antike të Spanjës.
Në kuadër të festivalit barinjtë dhe familjet e tyre kanë veshur rrobat e tyre tradicionale dhe kanë shfaqur vallet lokale.