Doga Kirmizioglu
30 tetor 2015•Përditësim: 31 tetor 2015
ANKARA (AA) - Kampionati botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 17-të e cila do të mbahet në Meksikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Raundi i klasifikimeve do të mbahet nesër në pistën Hermanos Rodriguez në kryeqytetin Meksikës -Meksiko, e gjatë 4.304 metra ku do të zhvillohen 71 raunde, ndërsa gara do të zhvillohet më 1 nëntor të dielën.
Javën e kaluar në garat e zhvilluara në SHBA piloti i Mercedes-it nga Britania e Madhe Lewis Hamilton fitoi titullin e tretë në Formula 1. Ai shënoi 10 fitore në garat e zhvilluara në Australi, Kinë, Bahrein, Kanada, Britani të Madhe, Belgjikë, Itali, Japoni, Rusi dhe SHBA.