Zlatan Kapiç
28 Gusht 2017•Përditësim: 28 Gusht 2017
PARIS (AA) - Klubi francez i futbollit Paris Saint Germain, sipas mediave vendase, është pajtuar të transferojë Kylian Mbappe nga Monako, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat franceze kanë njoftuar se PSG për sulmuesin 18-vjeçar do të paguajë bonuse 180 milionë euro. Transferimi i paralajmëruar kështu bëhet i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi PSG i pagoi Barcelonës për lojtarin brazilian Neymar 222 milionë euro.
Mbappe pritet që sot në Paris ti nënshtrohet kontrollit mjekësor, kurse për këtë lojtarë në afatin kalimtar interes kanë treguar shumë klube të mëdha evropiane.