Koronavirusi

Kosova regjistron 48 raste të reja me COVID-19

Së fundmi, pesë pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në gjithsej 105.665 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 582

Zylfije Adem Jakupi  | 02.08.2021 - Përdıtësım : 03.08.2021
Kosova regjistron 48 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Kosova ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 48 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) nga gjithsej 2.288 teste të kryera tek persona të dyshuar për virusin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Së fundmi, pesë pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në gjithsej 105.665 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 582.

Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 738.571 teste të dyshuara për COVID-19, prej të cilave 108.513 kanë rezultuan pozitiv.

Deri më tani 2.266 persona kanë humbur jetën nga virusi COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın