Indi, mbi 300 mijë raste me COVID-19
Derisa e gjithë bota po regjistron rritje të rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron, India ka regjistruar 306.064 raste të koronavirusit në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë

New Delhi
Në Indi gjatë ditëve të fundit janë raportuar më shumë se 300.000 infeksione të reja me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Derisa e gjithë bota po regjistron rritje të rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron, India ka regjistruar 306.064 raste të koronavirusit në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë arriti në 39.543.328.
Si pasojë e infeksionit, 439 persona të tjerë vdiqën, duke e çuar totalin në 489.848.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.