Sibel Uğurlu
24 Shtator 2019•Përditësim: 25 Shtator 2019
Zonja e parë e Turqisë, Emine Erdoğan pati një takim "produktiv" me shefen e programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP), ku diskutuan për çështjet mjedisore siç janë projektet e riciklimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Emine Erdoğan dhe Inger Andersen u takuan të hënën vonë në Neë York, ku Zonja e Parë po shoqëron presidentin Recep Tayyip Erdoğan gjatë seancës së 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
"Sot patëm një takim produktiv me drejtoreshën ekzekutive të programit të Mjedisit të OKB-së (UNEP) Inger Andersen, si pjesë e Sesionit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ne diskutuam projektin tonë të mbetjeve zero si dhe bashkëpunimin midis Ministrisë sonë të Mjedisit dhe UNEP", bëri të ditur Zonja e Parë në Twitter.
Ajo tha se shkëmbyen mendime për zvogëlimin e emetimeve të karbonit, mbrojtjen e biodiversitetit detar, ndotjen e ajrit, dhe projektin e mbeturinave zero të Turqisë.
"E gëzuar nga ftesa e zonjës Andersen në Samitin Oqeanik në vitin 2020", i cili do të mbahet në Lisbonë, Portugali në qershorin e ardhshëm, shtoi ajo.