Davut Demircan
14 Nëntor 2019•Përditësim: 14 Nëntor 2019
Zonja e parë e Turqisë, Emine Erdoğan, ka vlerësuar homologen e saj të SHBA-ve, Melania Trump, për mikpritjen në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne patëm një bisedë të këndshme me Zonjën e Parë, Melania Trump, gjatë vizitës sonë në Shtëpinë e Bardhë, ku shkëmbyem ide mbi projektet e përgjegjësisë sociale që po zhvillojmë në vendet tona. Faleminderit që keni qenë një mikpritëse aq e mrekullueshme”, tha Emine Erdoğan në Twitter.
Dje, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan vizitoi Shtëpinë e Bardhë për të zhvilluar takime me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Gjatë vizitës, Erdoğan u shoqërua nga bashkëshortja e tij.