Ekip
21 Maj 2016•Përditësim: 21 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Pjesëtarët e shërbimit sekrete të Shteteve të Bashkuara qëlluan personin i cili erdhi i armatosur në pikën e kontrollit të Shtëpisë së Bardhë në Washington, duke refuzuar të dorëzojë armën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë të premten një kohë të shkurtër ka qenë në gjendje të përgjithshme alarmi, pas të shtënave pasdite.
"Një person i armatosur iu afrua pikës së kontrollit në E rrugën menjëherë pas orës 15 sipas kohës lokale dhe ka injoruar urdhërat e përsëritura për dorëzimin e armës. Polici ka shtënë ndaj tij me ç'rast pistoleta i ka rënë. Sulmuesi nuk ka hyrë brenda kompleksit, ndërsa askush tjetër nuk është plagosur", thuhet në deklaratën e David Lacovetti, zëvendës ndihmës i drejtorit të shërbimit sekret.
Zëdhënës i ndihmës së shpejtë tha se personi është dërguar në një spital aty pranë në gjendje kritike.
Në kohën e të shtënave, Presidenti amerikan Barak Obama nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, për shkak se ai shkoi për të luajtur golf. Por, zëvendësi i tij Joe Biden ka qenë në kompleksin dhe menjëherë ishte siguruar në mënyrë adekuate. Gjendja e alarmit të përgjithshëm ka zgjatur rreth një orë, është bërë e ditur nga Zyra e Biden-it.
Një zyrtar i policisë në kushte anonimiteti, tha të premten në mbrëmje se autoritetet kanë identifikuar sulmuesin si Jesse Oliveri nga Ashland, Pennsylvania.
Sipas të njëjtit burim, agjentët federalë gjetën municion në Toyota, e cila ishte parkuar në avenynë e Kushtetutës, e cila besohet se i ka takuar personit të armatosur.