Adel Ömeragiç
21 Maj 2016•Përditësim: 21 Maj 2016
PODGORICË (AA) - Mali i Zi sot kremton Ditën e Pavarësisë. Në këtë ditë të vitit 2006, Mali i Zi përmes referendumit ripërtëriu pavarësinë e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve zyrtare, në referendum patën votuar 419 mijë e 240 qytetarë ose 86.5 përqind të numrit të përgjithshëm të votuesve, kurse pro pavarësisë ishin përcaktuar 230 mijë e 661 qytetarë ose 55.5 përqind, ndërsa që shteti të mbetej i përbashkët me Serbinë ishin 185 mijë e 2 qytetarë ose 44.5 përqind.
Mali i Zi shpalli pavarësinë më 3 qershor 2006, ndërsa më 28 qershor të po këtij viti u bë anëtari i 192-të i Kombeve të Bashkuara, dhe më 11 maj 2007, anëtari i Këshillit të Evropës.
Referendumi u parapri nga negociatat midis blloqeve për pavarësi dhe shtet të përbashkët, me ndërmjetësimin e diplomatit sllovak dhe ndërmjetësit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.