Ekip
27 korrik 2019•Përditësim: 28 korrik 2019
Policia ka arrestuar qindra demonstrantë gjatë protestave të sotme në Moskë, në të cilat qytetarët kërkuan që kandidatëve opozitarë t’u mundësohet kandidimi për këshillin e qytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Organizata OVD-Info, e cila përcjell arrestimet politike, bëri të ditur se janë arrestuar 317 persona një orë pas fillimit të protestave. Agjencia shtetërore e lajmeve Tass transmetoi informacionet e policisë moskovite sipas të cilës u arrestuan 295 persona.
Demonstratat vazhduan, edhe pse forcat speciale të policisë së Moskës tentuan të shtypin demonstruesit. Qytetarët brohorisnin se "Rusia do të jetë e lirë".
Në protesta u shfaqën disa mijëra qytetarë.
Politikani më i shquar rus i opozitës, Alexei Navalny, u bëri thirrje qytetarëve për të protestuar për shkak të cilës u dënua me 30 ditë burg të mërkurën.