Mümin Altaş
27 Korrik 2019•Përditësim: 28 Korrik 2019
Liderë botëror përfshirë zëvendëspresidentin e Turqisë, Fuat Oktay, morrën pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit të Tunizisë, Beji Caid Essebsi, raporton Anadolu Agency (AA).
Për Essebsi, sot u organizua një ceremoni në pallatin presidencial.
Ceremonia filloi kur kufoma e Essebsi u soll në Sallonin e Pavarësisë, ku pas ceremonisë ushtarake u lexua Kur'an-i Kerimi dhe u bënë lutje.
Më pas fjalim mbajti Muhammed Nasir, kryetari i kuvendit të Tunisizë i cili pas vdekjes së Essebsi u bë presidenti i përkohshëm i vendit.
Përveç Oktay në ceremoni morrën pjesë, kryeministri i Palestinës, Mahmoud Abbas, Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbreti i 6-të i Spanjës Felipe, presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, presidenti i Maltës, George Vella si dhe kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez Mustafa al-Sarraj.
Të mërkurën në mbrëmje, një burim nga Presidenca e Tunizisë njoftoi se Essebsi është shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ai u dërgua në spitalin ushtarak dy herë në muajin e fundit dhe u lirua nga spitali më 1 korrik.
Essebsi, presidenti i parë i Tunizisë i zgjedhur në mënyrë demokratike, mori detyrën në dhjetor të vitit 2014 pasi paraprakisht për disa dekada kishte shërbyer në disa pozita kyçe në shtetin e Afrikës Veriore, së fundmi si drejtor i sigurisë kombëtare, ministër i Brendshëm, ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Jashtëm.
I lindur në vitin 1926, Essebsi mori pushtetin në një situatë të ndryshuar politike pasi Tunizia përjetoi një revolucion popullor që njihej të kishte ndezur fillimin e kryengritjeve të "Pranverës Arabe".