Behlül Çetinkaya
27 Korrik 2019•Përditësim: 28 Korrik 2019
Së paku 10 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit humbën jetën në dy sulme në kufi të këtij vendi me Afganistanin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë pakistaneze theksohet se në krahinën Hayber Pahtunhva dhe Beludgjistan, nga territori i Afganistanit u hap zjarr ndaj ushtrisë pakistaneze.
Sulmi i parë u krye mbi ushtarët pakistanezë të cilët patrullonin në kufi, ndërsa në këtë sulm humbën jetën së paku gjashtë ushtarë.
Në sulmin e dytë që ndodhi në krahinën Belugjistan humbën jetën katër pjesëtarë të xhandarmërisë pakistaneze. Sipas zëdhënësit të ushtrisë pakistaneze, Asif Gafur, ushtarët pakistanezë humbën jetën gjatë një misioni për sigurimin e paqes në rajon.
“Derisa nga njëra anë punojmë në vendosjen e paqes në rajon, forcat armiqësore bëjnë gjithçka që krahinën e Belugjistanit ta bëjnë të pasigurtë. Nuk do t’ia arrijnë në këtë”, tha Gafur.