Ali H. M.Abo Rezeg
02 Prill 2018•Përditësim: 02 Prill 2018
GAZA (AA) – Është rritur në 18 numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në protestat në Gaza, pasi të hënën një i plagosur u është nënshtruar plagëve të marra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria palestineze e Shëndetësisë bën të ditur se “të hënën ka ndërruar jetë Faris al-Riqib, 29 vjeçar, i plagosur të premten në pjesën e stomakut”.
Zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qidra tha se me vdekjen e fundit, numri i të vrarëve nga forcat izraelite në protestat e së premtes është rritur në 18.
Ministria bën të ditur se në tubimet e fundit janë plagosur rreth 1.500 palestinezë.
Rikujtojmë se forcat izraelite hapën zjarr të premten kundër demonstruesve të cilët ishin mbledhur me rastin e "Ditës së Tokës", që është një simbol i rezistencës ndaj pushtimit izraelit.
Me tubimet e së premtes kanë filluar protestat gjashtëjavore të cilat do të kulmojnë më 15 maj kur palestinezët shënojnë "Nakba" (katastrofën), ditën kur u themelua Izraeli.