OXFORD (AA) - ASLI ARAL - Studentja nga Gaza, Rawan Yaghi e cila studion në Universitetin e Oxfordit, në një prej shkollave më të vjetra të botës ka pohuar se që prej dy vitesh nuk e ka takuar familjen e saj pavarësisht se në këtë mes ndodhet edhe Britania, pasi ajo nuk lejohet të hyjë në Gaza nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).
Rawan e cila pasi fitoi një bursë dy vjet më parë duke lënë pas familjen e saj studion në Kolegjin Isa në qytetin me 160 mijë banorë në Oxford në shkencat e gjuhëve të huaja, konkretisht në gjuhën italiane.
Në mes e të diplomuarve në Kolegjin Isa në Universitetin e Oxfordit të themeluar në 1571 nga Mbretëresha Elizabeth 1 ndodhen emrat e njohur si ish-kryeministri britanik Harold Wilson dhe Tomas Edward i cili njihet ndryshe si "Lawrence of Arabia"
Rawan e cila është vajza e një familjeje me 5 fëmijë nga Gaza duke folur për AA-në në ndërtesën historike të kolegjit Isa në Universitetin e Oxfordit ka shpjeguar historinë suksesit të saj. Rawan tha se në periudhën kur studionte në Universitetin Islam në Gaza aplikoi për bursë pas një njoftimi të universitetit dhe se nuk i besonte syve të saj pasi ajo kishte marrë dokumentin e pranimit nga Oxfordi dhe se e kishte lexuar disa herë atë.
Ajo duke vënë në dukje se kishte qarë nga gëzimi ku dhe familja e saj ishte lumturuar shumë tha se: "Për arsyen se kur jeton në një vend që nuk dihet se kur mund të hysh dhe të dalësh dhe se kur do të kesh mundësinë të shikosh njerëzit e tu, familje ime ishte e shqetësuar se kur të largohesha nga Gaza nuk do të më shikonin më".
Rawan duke shpjeguar se kur kishte mbërritur për herë të parë në Oxford nuk kishte mundur ta kuptonte bukurinë e qytetit dhe të Universitetit u shpreh se: "Kjo ndoshta ngaqë isha rritur në Gaza. Në Gaza mësojmë se nuk duhet të kemi shumë pritshmëri nga jeta dhe se nuk duhet të emocionohemi shumë me ndonjë gjë. Përfundimisht unë jam e lumtur që ndodhem këtu".
- "Shtypi britanik shumë dizinformues"-
Rawan ka vënë në dukje se shumë njerëz nuk kanë informacion të mjaftueshëm se çfarë ndodh në Gaza. Përshëmbull shumë persona nuk e kuptojnë se sa e vështirë është të shkosh dhe të vish në Gaza. Rawan shton më tej se: "Sigurisht nuk pres që të jenë të informuar për të gjitha po veçanërisht shtypi britanik në lajmet në lidhje me Gazën mendoj se është shumë dizinformues".
Ajo që nga viti 2013 që ka filluar studimet në Universitetin e Okxfordit nuk mund të shkojë në Gaza dhe nuk mund ta takojë familjen e saj. Pasi thekson se ka tentuar që të shkojë nga Bregu Perëndimorë në Gaza pas bombardimeve izraelite në vitin 2014 ku humbën jetën mbi 2 mijë persona ajo shprehet më tej se:
"Tentova të shkoja nga Jordania në Bregun Perëndimorë dhe që aty në Gaza, për këtë arsye kisha nevojë për lejen e Izraelit, por nuk ma dhanë këtë leje. Konsullata Britanike më kishte ndihmuar të dilja nga Gaza dhe iu luta që të më ndihmonin për të hyrë. Pasi u përpoqën të më ndihmonin izraelitët ishin shprehur se ‘nëse i japim leje që të hyjë në Gaza, nuk do ta lejojmë që të dalë’. Për këtë arsye nuk mund të hyj në shtëpinë time. Edhe këtë verë tentova, ku këtë herë Izraeli refuzoi kërkesën e Konsullatës Britanike. Më pas unë u përpoqa me iniciativë personale, por sërish nuk me kthyen përgjigje. Kam pritur afërsisht 1 muaj e gjysmë në Jordani dhe nuk me erdhi asnjë përgjigje. Me familjen time takohem vetëm nëpërmjet internetit".
Rawan tha se në sulmet e vitin 2014 ndaj Gazës nga familja e saj nuk ka patur të lënduar, por shumë shoqe e shokë të saj kanë humbur shtëpitë dhe familjarët e tyre. Ajo ka shtuar më tej se sulmet ndaj Gazës në vitin 2014 kanë ndikuar negativisht në psikologjinë e të gjithëve.
- Rawan drejt Italisë-
Në lidhje se çfarë këshillash do ti jepte të rinjve në Gaza Rawan shprehet se: "Qëndroni të fortë, vazhdoni të tentoni, punoni shumë, edhe pse kushtet në Gaza vështirësohen apo mendojnë se përballen me diskriminim nuk duhet të mendojnë asnjëherë se janë më të pavlefshëm se njerëzit e tjerë, përkundrazi duhet të mendojnë se meritojnë çdo gjë që jeta do t’iu japë".
Rawan duke vënë në dukje se është ende e pa vendosur se çfarë do të bëjë kur të diplomohet ajo ka theksuar se në muajin nëntor do të fillojë praktikën në një organizatë të shoqërisë civile në departamentin e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore e cila ndodhet në Firence të Italisë. Rawn e cila do të kthehet në Britani vitin e ardhshëm për të vazhduar studimet në Oxford u shpreh gjithashtu se shpreson që këtë vit krahas zhvillimit të gjuhës italiane të njihet edhe me shumë persona.
Ajo ka shtuar ndër të tjera se qytetarët e Gazës e duan shumë dhe e kanë përemër popullin turk dhe se disa shoqe/shokë të saj vazhdojnë studimet në Turqi dhe se janë shumë të lumtur atje.
news_share_descriptionsubscription_contact
