Bota

Putin: Do të shqyrtohet seriozisht çështja e rrëzimit të avionit

Presidenti i Rusisë, Putin pas takimit me kryeministrin hungarez Vikor Orban zhvillimet lidhur me avionin e rrëzuar rus në Siri i ka quajtur "një zinxhir i rrethanave tragjike"

Emre Gürkan Abay  | 18.09.2018 - Përdıtësım : 19.09.2018
Putin: Do të shqyrtohet seriozisht çështja e rrëzimit të avionit

Moskë

MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pas takimit me kryeministrin hungarez Vikor Orban në Moskë zhvillimet lidhur me avionin e rrëzuar rus në Siri i ka quajtur "një zinxhir i rrethanave tragjike", raporton Anadolu Agency (AA).

Në vlerësimin e tij në lidhje me rrëzimin e avionit ushtarak rus në Siri, Putin tha se "Zhvillimin në fjalë duhet ta shqyrtojmë në mënyrë serioze. Rrëzimi i avionit rus në Siri duket si një zinxhir i rrethanave tragjike. Reagimi i Moskës do të jetë në drejtimin e rritjes së sigurisë për njësitë ruse në Siri".

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, ishte theksuar se avioni ushtarak rus i cili ishte zhdukur nga radarët dje në Siri, është rrëzuar gabimisht nga regjimi i Asadit për shkak të sulmeve ajrore të Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın