Bota

Izraeli mohon akuzat për rrëzimin e avionit rus në Siri

Izraeli pretendon se përgjegjës për rrëzimin e avionit rus është regjimi i Assadit, por edhe Irani dhe Hezbollahu

Mustafa Deveci  | 18.09.2018 - Përdıtësım : 19.09.2018
Izraeli mohon akuzat për rrëzimin e avionit rus në Siri

Kuds

KUDS (AA) – Autoritetet izraelite mohuan akuzat ruse për përgjegjësinë për rrëzimin e avionit ushtarak rus nga sistemi anti-ajror sirian, raporton Anadolu Agency (AA).

Sistemi anti-ajror sirian S-200 rrëzoi mbrëmë një avion ushtarak rus II-20 me 15 ushtarë rusë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka akuzuar Izraelin se është përgjegjës për incidentin që ndodhi gjatë sulmeve ajrore izraelite në Siri.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në një reagim me shkrim shprehu keqardhjen për vdekjen e 15 ushtarëve rusë.

Ai tha se bombarduesit izraelitë F-16 mbrëmë sulmuan komplekset e forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, ku ndodhej artileria e cila ishte paraparë të përfundojë në duart e Hezbollahut libanez.

Ushtria izraelite pohon gjithashtu se avioni rus u rrëzua nga raketat e regjimit të Asadit.

"Avionët tanë ishin në hapësirën ajrore izraelite në momentin kur forcat e Asadit shkrepën një raketë e cila rrëzoi avionin rus. Në të njëjtën kohë, avioni rus nuk ishte në atë rajon në kohën e sulmit izraelit në Latakia. Forcat kundërajrore siriane kanë shkrepur rastësisht raketën", thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Izraeli pretendon se regjimi i Asadit është përgjegjës për rrëzimin e avionit rus, por edhe Irani dhe Hezbollahu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın