Bota

Izraeli pengon hyrjen e anëtarëve të PE-së në Gaza

Një delegacion i përbërë nga 6 deputetë në kuadër të një vizite tre ditore që kanë zhvilluar në territoret palestineze nën okupimin e Izraelit, kanë kërkuar leje për hyrje në Gaza, por nuk janë lejuar nga Izraeli

Şerife Çetin  | 18.09.2018 - Përdıtësım : 19.09.2018
Izraeli pengon hyrjen e anëtarëve të PE-së në Gaza

Bruksel

BRUKSEL (AA) – Parlamenti Evropian (PE) njoftoi se Izraeli ka penguar hyrjen e anëtarëve të tij në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë me shkrim nga PE-ja, theksohet se një delegacion i përbërë nga 6 deputetë në kuadër të një vizite tre ditore që kanë zhvilluar në territoret palestineze nën okupimin e Izraelit, kanë kërkuar leje për hyrje në Gaza, por nuk janë lejuar nga Izraeli. 

Se qëllimi i vizitës ishte për të përcaktuar ndikimin mbi situatën njerëzore në Gaza të bllokadës që vazhdon prej shumë vitesh, ndërsa Izraeli pengon vizitat e delegacioneve të PE-së që nga viti 2011 e deri tani. 

Theksohet se delegacioni i cili përfundon sot punimet e tij në Kudsin Lindor kishte kërkuar leje për të vizituar Gazën ditën e enjte. Po ashtu në deklaratë vihet theksi se për shkak të bllokadës izraelite populli palestinez në Gaza është i privuar nga nevojat themelore si ujë i pijshëm, ushqime, arsim, strehim dhe shërbimet shëndetësore. 

Gjithashtu në deklaratë paraqiten edhe pikëpamjet e kryetarit të delegacionit Neoklis Sylikiotis i cili është shprehur se "Pengesa e Izraelit për hyrjen e PE-së në Gaza ka marrë një trajtë sistematike. Kjo është një sjellje arbitrare dhe e papranueshme". 

"Është shumë e qartë se Izraeli turpërohet dhe ka frikë të tregojë se populli Gazës është me të vërtetë në një situatë shumë të keqe", ka deklaruar Sylikiotis. 

Sylikiotis i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ushtrojë presion Izraelit që t’i japë fund bllokadës në Gaza. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın