Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
Bota

EBA-ja: Bashkëpiloti tentoi "akt terrorist" në incidentin e Flydubait

Bashkëpiloti i përfshirë në incidentin e së mërkurës ka tentuar të përdorë sëpatën e emergjencave për të sulmuar kapitenin dhe për të marrë kontrollin e avionit, tha Prokurori i Përgjithshëm i EBA-së.
Serdar Dincel
03 tetor 2026•Përditësim: 03 tetor 2026
Content media
Stamboll

Hetimi i Emirateve të Bashkuara Arabe për incidentin e dhunshëm në një avion të kompanisë Flydubai në fillim të kësaj jave ka zbuluar se bashkëpiloti ka tentuar të kryejë “akt terrorist”, duke sulmuar kapitenin me sëpatë emergjence, tha zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në vend, transmeton Anadolu.

Bashkëpiloti i përfshirë në incidentin e së mërkurës ka tentuar të përdorë sëpatën – mjet që mbahet në kabinën e pilotimit për raste emergjencash – për të sulmuar kapitenin dhe për të marrë kontrollin e avionit, tha Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad Saif al-Shamsi, në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Hetimi në vazhdim do të “zbardhë të gjitha rrethanat e incidentit, motivet e tij dhe lidhjet”, tha al-Shamsi.

Ai shtoi se konkluzionet përfundimtare do të bëhen publike pasi të përfundojnë procedurat e nevojshme.

Fluturimi FZ1073 i Flydubait, me 174 pasagjerë nga Dubai drejt Tel Avivit, mori leje të mërkurën për të kryer ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Princi Sulltan bin Abdulaziz në Tabuk të Arabisë Saudite.

Flydubai kishte njoftuar më herët se “në kabinën e pilotimit ka ndodhur një përleshje” dhe se anëtarët e ekuipazhit e kishin vënë situatën nën kontroll përpara se avioni të devijohej në mënyrë të sigurt drejt Arabisë Saudite.

related_topics:
incidentFlyDubai
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription

contact_the_ombudsman

is_there_an_error_in_this_story

ombudsman_apply_button
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
Trump
E mëparshme
E mëparshme
Raportuesja e OKB-së kritikon projektligjin e diskutueshëm të Italisë për antisemitizmin

Raportuesja e OKB-së kritikon projektligjin e diskutueshëm të Italisë për antisemitizmin

MË TË FUNDIT

Varret e Kum esh-Shukafas në Egjipt hedhin dritë mbi historinë 2.000-vjeçare të Aleksandrisë

EBA-ja: Bashkëpiloti tentoi "akt terrorist" në incidentin e Flydubait

Raportuesja e OKB-së kritikon projektligjin e diskutueshëm të Italisë për antisemitizmin

Moti i keq godet ishullin e Kretës, shkakton mbylljen e rrugëve dhe shkollave

Koreja e Jugut: Veriu lëshoi projektil të panjohur pranë bregdetit lindor

Izraeli vret 5 palestinezë në Gaza, vazhdojnë shkeljet e armëpushimit

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

Flydubai pezullon fluturimet drejt Tel Avivit pas incidentit në avion

Flydubai pezullon fluturimet drejt Tel Avivit pas incidentit në avion

Kryeministri britanik: Ka "tregues të fortë" për përfshirjen e Iranit në incidentin pranë bazës së forcave ajrore

Kryeministri britanik: Ka "tregues të fortë" për përfshirjen e Iranit në incidentin pranë bazës së forcave ajrore