Ata Ufuk Şeker
17 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
BRUKSEL (AA) - Përkrahësit e organizatës terroriste PKK kanë mbajtur një protestë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Përkrahësit e organizatës terroriste të sjellë me autobusë nga disa vende të ndryshme të Evropës për protestën, duke marrë leje nga autoritetet belge marshuan nga stacioni verior i trenit në Bruksel deri në sheshin Schuman para ndërtesave të Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së.
Sipas raportimeve të mediave në Belgjikë, mësohet se në protestën e zhvilluar në Schuman ku policia belge nuk ka ndërhyrë ndaj të ashtuquajturave pankarta që simbolizojnë PKK-në, pjesëmarrja ka qenë nën nivelin që pritej. Shtypi lokal ka raportuar se synohej të merrnin pjesë 10 mijë persona, por se kanë marrë pjesë vetëm 2 mijë persona.
Gjatë protestës është vërejtur se janë mbajtur pankarta dhe materiale të tjera që simbolizojnë kreun e PKK-së, Abdullah Öcalan dhe organizatën terroriste.
Gjithashtu në protestë ka marrë pjesë edhe deputeti i partisë HDP në qytetin Şırnak, Faysal Sarıyıldız dhe deputetja e partisë HDP në qytetin Van, Tuğba Hezer Öztürk ndaj të cilëve në Turqi ka një urdhër arresti sepse nuk kanë vajtur të japin deklaratat e tyre për hetimet e kryera për terrorizëm. Gjithashtu mësohet se ka marrë pjesë edhe i ashtuquajturi lider i PKK-së për Evropën, Remzi Kartal ndaj të cilit ka një urdhër arresti me buletin të kuq.
Turqia akuzon vendet e Evropës kryesisht Gjermaninë dhe Belgjikën se nuk lufton në nivel të mjaftueshëm me terrorizmin.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dje në një deklaratë tha se "Belgjika aktualisht është një qendër e rëndësishme e kësaj çështjeje. Ajo është një qendër e rëndësishme jo vetëm për PKK-në, por edhe për FETO-n. Përderisa ndodhin gjëra shumë të rëndësishme, ku atje digjen xhamitë tona, tek askush nuk vërehen shenja të ndjeshmërisë".