Betül Yürük
20 Tetor 2015•Përditësim: 20 Tetor 2015
GJENEVË (AA) - Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Melissa Fleming ka paralajmëruar se zhvendosjet brenda vendit për shkak të konflikteve në ditët e fundit në Siri mund të hapin rrugë për flukse të reja të refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Fleming e cila ka folur në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se me ardhjen e 8 mijë refugjatëve ditën e djeshme në ishujt e Greqisë numri i tyre që nga fillimi i vitit të mbërritur në Greqi ka tejkaluar gjysmë milioni.
Ajo shprehur ndër të tjera se ende në ishujt e Greqisë ndodhen 27 mijë e 500 refugjatë që presin për të kaluar në Athinë dhe se me frikën për mbylljen e kufijve në mënyrë të pashpresë përpiqen që të mbërrijnë në vendet e Europës.
Duke tërhequr vëmendjen se këto refugjatë në ditët e fundit janë duke pritur në pasiguri nën kushtet e këqija të motit, Fleming ka theksuar se pa numrin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm të qendrave të refugjatëve programi për refugjatët që liderët e Europës kanë rënë dakord do të jetë i pasuksesshëm.
- "Presim flukse të reja të refugjatëve"
Ndaj pyetjes nëse priten flukse të reja të refugjatëve në vendet fqinje, Fleming është përgjigjur se: "Zhvendosjet brenda vendit mund të detyrojë njerëzit të kalojnë kufirin. Presim flukse të reja të refugjatëve".
Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së ka njoftuar se në ditët e fundit në rajonet el Hadir dhe Zerbe përreth Halepit afërsisht 35 mijë persona janë zhvendosur për shkak të konflikteve dhe se kjo shifër mund të rritet edhe më tej.
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim mësohet se brenda këtij viti mbi 650 mijë refugjatë kanë mbërritur në vendet e Europës. Ndërsa sipas OKB-së deri në fund të këtij viti kjo shifër mund të arrijë deri në 800 mijë.