Tayfun Salcı
20 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
LONDËR (AA) – Ka filluar vizita zyrtare e Presidentit të Kinës, Xi Jinping në Britani, si i ftuar i Mbretëreshës Elizabeth 2, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai në ditën e parë të vizitës së tij u pritë me një ceremoni shtetërore nga Mbretëresha dhe kryeministri, David Cameron. Kjo vizitë në Pallatin Buckingham, do të jetë vizita e parë në nivel të kryetarëve të shteteve nga Kina në Britaninë e Madhe pas 10 viteve.
Pritet që në këtë vizitë katër-ditore të nënshkruhen marrëveshjet për investimit dhe tregtisë të cilat arrijnë vlerën prej 30 miliardë paund.
Xi Jinping sot do të mbajë një fjalim në Dhomën e Lartë dhe Dhomën e Ulët, të cilit e formojnë Parlamentin britanik.
Gjatë vizitës do të takohet me princin e Uells-it, Charles, drejtuesit e qeverisë dhe me liderin e Partisë Laburise, Jeremy Corbyn.
Vizita e cila në përgjithësi është për lidhjet me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtinë, gjithashtu pritet që të bisedohet edhe për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë dhe për sulmet kibernetike të bëra nga ky shtet.