AP,Ekip
04 tetor 2015•Përditësim: 04 tetor 2015
PEKIN (AA) - Tajfuni i fuqishëm Mujigae goditi pjesën jugore të Kinës sot, duke shkaktuar erëra dhe shira të dendura, ku si pasojë ka sjellë evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra meteorologjike kineze lëshoi alarmin e kuq duke thënë se deri nesër priten të gjitha reshjet.
Janë anuluar një numër i madh i fluturimeve në aeroportin kryesor Hainan të provincës Haikou, ndërsa në qytetin turistik Sanya të shtunën është pezulluar trafiku hekurudhor.
Gjithashtu është ndërprerë lundrimi i 60.000 anijeve të peshkimit që janë kthyer nga deti në port, ndërsa nga vendet bregdetare janë zhvendosur përkohësisht rreth 40,000 njerëz, kryesisht familje peshkatarësh.
Tajfuni Mujigae, emri i të cilit në gjuhën koreane do të thotë "i gjatë", është tajfuni i 22 që nga fillimi i vitit.