Bota, Operacioni Burimi i Paqes

OKB mirëpret marrëveshjen Turqi-SHBA për Sirinë

"Sekretari i përgjithshëm mirëpret të gjitha përpjekjet që bëhen sipas Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur civilët dhe për të ulur tensionet", thuhet në një deklaratë

Betül Yürük  | 18.10.2019 - Përdıtësım : 18.10.2019
OKB mirëpret marrëveshjen Turqi-SHBA për Sirinë

New York

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me marrëveshjen mes Turqisë dhe SHBA-ve për rajonin verilindor të Sirisë, njoftoi se mirëpresin me kënaqësi çdo përpjekje që bëhet për të mbrojtur civilët dhe për të pakësuar tensionet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra për shtyp e zëdhënësit të sekretarit të OKB-së ka bërë një deklaratë lidhur me bisedimet e zhvilluara mes Turqisë dhe SHBA-ve dhe marrëveshjen e arritur për rajonin verilindor të Sirisë.

"Sekretari i përgjithshëm mirëpret të gjitha përpjekjet që bëhen sipas Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur civilët dhe për të ulur tensionet", thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera, në deklaratë theksohet se ende ka një rrugë të gjatë për gjetjen e një zgjidhjeje efektive për krizën e Sirisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın