Hasan Tosun
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
VJENË (AA) – Agjencia e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) njofton se janë rritur krimet e dhunës, kërcënimit, ngacmimit, vrasjeve dhe djegieve ndaj refugjatëve në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
FRA ka publikuar raportin e saj me temë “krimet e urrejtjes” të cilin e ka përgatitur në lidhje me refugjatët në 14 shtete anëtare të BE-së – Gjermania, Franca, Suedia, Austria, Holanda, Danimarka, Italia, Spanja, Greqia, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Finlanda dhe Bullgaria.
Sipas raportit, janë rritur krimet e dhunës, kërcënimit, ngacmimit, vrasjeve dhe djegieve. Raporti potencon se krimet kundrejt refugjatëve radhiten që nga kërcënimi, frikësimi e deri te vrasja. Siç thuhet në raport, shtetet anëtare të BE-së kanë reaguar dobët ndaj këtyre krimeve dhe madje disa politikanë kanë lavdëruar aktivitetet e sulmuesve.