Amina Zorniç
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
ULAANBAATAR (AA) – Lideri shpirtëror tibetian Dalaj Lama në fillim të vitit të ardhshëm do të vizitojë presidentin e sapozgjehdur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Dalaj Lama gjatë vizitës së tij katërditore në Mongoli deklaroi se “mendon se në SHBA ekzistojnë problem, prandaj do të vizitojë presidentin e ri amerikan”.
Theksoi se “nuk e ka shqetësuar retorika e Trumpit gjatë fushatës presidenciale” dhe se “kombi amerikan është udhëheqës në botën e lirë”, shkruan CNN.
Dalaj Lama paralajmëroi se do të vizitojë Trumpin pasi në janar të vitit 2017 të inagurohet në postin e presidentit të SHBA-ve.
Ish-presidenti amerikan Barack Obama gjatë tetë viteve katër herë është takuar me udhëheqësin shpirtëror tibetian.
Nobelistin të cilin Pekini zyrtar e konsideron “separatist” ndërsa ai thekson se “vetëm dëshiron autonomi për atdheun e tij të Himalajeve, Tibet”.