Bota

Në Aeroportin e Brukselit hapet qendra e testeve për COVID-19

Në këto laborator do të mund të kryhen teste të COVID-19 7 ditë të javës për ata që vijnë në Bruksel nga vendet të cilat Belgjika zbaton kufizime ose ata që do të udhëtojnë në vendet që kërkojnë test

Ata Ufuk Şeker  | 14.09.2020 - Përdıtësım : 14.09.2020
Në Aeroportin e Brukselit hapet qendra e testeve për COVID-19 Foto: Dursun Aydemir/AA

Bruksel

Në Aeroportin e Brukselit është hapur laborator i lëvizshëm për teste të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Hapja e qendrës u bë nga ministrja belge e Shëndetësisë, Maggie de Block dhe CEO i Aeroportit të Brukselit, Arnaud Feist.

Në këto laborator do të mund të kryhen teste të COVID-19 7 ditë të javës për ata që vijnë në Bruksel nga vendet të cilat Belgjika zbaton kufizime ose ata që do të udhëtojnë në vendet që kërkojnë test.

Për test do të duhet të paguhet 46,81 euro nga vendet të cilat Belgjika zbaton kufizime të udhëtimit, ata që do të udhëtojnë në vendet që kërkojnë test 67 euro, ndërsa ata që kërkojnë rezultate të shpejta do të paguajnë 135 euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın