Ekip
14 Shtator 2020•Përditësim: 14 Shtator 2020
Tre ushtarë libanezë janë vrarë brenda natës në një sulm në qytetin verior të Tripolit, bëri të ditur sot ushtria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat libaneze u sulmuan gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një militanti të kërkuar në Beddawi, qytet rreth 5 kilometra në veri të Tripolit, theksohet në deklaratën e ushtrisë.
Një tjetër ushtar u plagos rëndë në sulm, njoftohet më tej.
Forcat libaneze filluan një kërkim për sulmuesin, pa dhënë detaje të tjera.
Mediat lokale theksuan se bastisja e ushtrisë shënjestroi Khaled al-Talawy, një militant i cili është fshehur, i cili akuzohet nga autoritetet për përfshirje në të shtëna me armë zjarri në fshatin verior Kaftoun, në të cilin tre njerëz u vranë më 21 gusht.
Pas incidentit, forcat libaneze të sigurisë arrestuan disa të dyshuar gjatë bastisjeve në Libanin verior.