Almir Terzic
26 tetor 2015•Përditësim: 27 tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Udhëheqësit e nëntë shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë në takimin e mbrëmshëm në Bruksel bënë thirrje për forcimin e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së, veçanërisht midis Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë, në bashkëpunim me agjencinë e jashtme Evropiane të kufijve Frontex, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëkohësisht, udhëheqësit kanë premtuar se do të përmbahen nga veprimet e njëanshme.
Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar në Bruksel, pas samitit të djeshëm të krerëve të shteteve dhe të ashtuquajturës rruga Ballkanike, paralajmëroi se tani është me rëndësi jetike që të respektohen angazhimet e marra.
Ai shpjegoi se angazhimi politik i samitit të mbrëmshëm ishte një hap përpara. "Edhe nëse kjo është vetëm një nga hapat e rëndësishëm duhet marrë në javët dhe muajt e ardhshme për përmirësimin e më tejshëm, veçanërisht kontratën për bashkëpunim me Turqinë", tha Cerar.
Në seancë, shpjegoi kryeministri slloven, u konstatua që të rriten kapacitetet e pranimit në Greqi dhe krijimin e disa pikave shtesë të kontrollit në kufijtë e vendeve të rrugës Ballkanike.
Mbi të gjitha, angazhimet janë, se të gjitha vendet do të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin në informata dhe menaxhimi e rrjedhës së refugjatëve. "Është e rëndësishme që këto detyrime duhen respektuar në praktikë. Në qoftë se kjo nuk ndodhë, atëherë situata nuk do të ndryshojë shumë", tha kryeministri slloven.
Sllovenia do të marrë përforcim prej 400 policëve nga vendet e BE-së, duke përfshirë edhe pajisje.
Kryeministri slloven theksoi se Sllovenia falë përpjekjeve të policisë, ushtrisë, të mbrojtjes civile dhe të gjithë vullnetarëve tjerë dhe stafit, humanitare dhe organizatave të tjera po e mbanë situatën nën kontroll.