Ekip
04 shkurt 2021•Përditësim: 04 shkurt 2021
Policia në Nepal ka arrestuar 76 protestues që po organizonin një grevë të përgjithshme kundër shpërbërjes së parlamentit në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri K.P. Sharma Oli shpërndau Dhomën e Ulët në muajin dhjetor dhe njoftoi zgjedhje të përgjithshme në dy faza në muajt prill dhe maj, masë e cila erdhi pasi rivalët e partisë bënë presion për dorëheqjen e kryeministrit.
Një fraksion i Partisë Komuniste të Nepalit në pushtet gjatë javëve të fundit në të gjithë vendin ka organizuar protesta në mënyra të ndryshme, të tilla si tubime dhe duke qëndruar ulur, kundër lëvizjes së kryeministrit Oli. Protesta e ditës së sotme u thirr një ditë para një tubimi tjetër të planifikuar në kryeqytetin Kathmandu, të thirrur nga kryeministri Oli.
"Ne kemi arrestuar 76 protestues që detyronin bllokimin e kryeqytetit Kathmandu. Ata po detyronin mbylljen e dyqaneve dhe bllokimin e automjeteve", tha Basanta Bahadur Kunwar, zëdhënës i policisë.
Ai tha se protestuesit i vunë zjarrin një makine dhe vandalizuan disa automjete të tjera.
Gjykata e Lartë aktualisht po shqyrton dhjetëra peticione për shpërbërjen e parlamentit.