Emel Öz Gözellik
28 Tetor 2015•Përditësim: 28 Tetor 2015
KATMANDU (AA) - Zv. Kryetarja e Partisë Komuniste dhe aktivistja mbrojtëse e të drejtave të grave në këtë vend, Bidhya Devi Bandari, zgjidhet preidentja e parë femër e vendit, trasmeton Anadolu Agency (AA).
Bandari duke marrë 327 vota kundër 214 në votimin e kryer në parlament arriti të zgjidhet si presidentja e parë femër e vendit.
54 vjeçarja Bandari e cila është një aktiviste e rreptë në mbrojtjen e të drejtave të grave në vitin 2006 kishte organizuar një sërë protestash të cilat çuan në rrëzimin e regjimit otoritar të mbretit Gyanendra.
Bandari, me përfundimin e monarkisë 240 vjeçare në Nepal pas shpalljes së republikës në vitin 2008 ajo u zgjodh në zgjedhjet e dyta presidenciale në vend.
Ndërsa në anën tjetër Lideri i Partisë Komuniste Khadga Prasad Oli, në një votim të mbajtur në parlament me 11 tetor ishte zgjedhur kryeministër.