Emel Öz Gözellik
29 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
KATMANDU (AA) - Nënkryetarja e Partisë Komuniste, Bidhya Devi Bandari u zgjodh presidentja e parë e Nepalit, raporton Anadolu Agency (AA).
Bandari gjat votimit në parlament ka marrë 327 vota. Ajo është e njohur për luftën e saj për përmirësimin e të drejtave të grave, kurse në vitin 2006 kishte organizuar një sërë demonstratash që kishin ndikuar në rënien e regjimit të Mbretit Gyanendra Bir Bikram Shah Deva.