Bota, Koronavirusi

Në Mianmar regjistrohet vdekja e parë nga COVID-19

Shtetasi 69 vjeçarë nga Mianmari, e cila mori trajtim mjekësor në Australi për një muaj dhe mbërriti në Yangon më 14 mars, ishte në mesin e 14 rasteve të konfirmuara të vendit

Ekip   | 31.03.2020
Në Mianmar regjistrohet vdekja e parë nga COVID-19

Yangon

Mianmari sot theksoi se një pacient me kancer nazal i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) ka ndërruar jetë, duke shënuar vdekjen e parë të konfirmuar nga sëmundja, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtetasi 69 vjeçar nga Mianmari, i cili mori trajtim mjekësor në Australi për një muaj dhe mbërriti në Yangon më 14 mars, ishte në mesin e 14 rasteve të konfirmuara të vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit tha që ai vdiq të martën në mëngjes në një spital në Yangon.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në rreth 200 vende dhe rajone në gjithë botën.

Më shumë se 777.000 raste janë raportuar në të gjithë botën, ndërsa mbi 37.000 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 164.000 janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın