Bota, Koronavirusi

Kardinali në Vatikan rezulton pozitiv me COVID-19

Kardinali Angelo De Donatis, Famullitari i Përgjithshëm i Romës, u testua pas shfaqjes së simptomave të virusit

Ali Murat Alhas  | 31.03.2020 - Përdıtësım : 01.04.2020
Kardinali në Vatikan rezulton pozitiv me COVID-19

Vatikan

Një kardinal i lartë në Vatikan ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19) dhe është duke u trajtuar, thanë mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kardinali Angelo De Donatis, Famullitari i Përgjithshëm i Romës, u testua pas shfaqjes së simptomave të virusit.

De Donatis, 66 vjeç, u dërgua në spitalin Gemelli në Romë dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Gjashtë persona të tjerë në Vatikan janë diagnostikuar me sëmundjen. Ndërkaq, rezultatet e testimit të Papa Françeskut kanë qenë negative.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në rreth 200 vende dhe rajone në gjithë botën.

Më shumë se 777.000 raste janë raportuar në të gjithë botën, ndërsa mbi 37.000 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 164.000 janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın