Koronavirusi

Shqipëri, 7 të vdekur dhe 872 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 164.276, ndërkohë numri i të vdekurve në 2.594

Fatjon Cuka  | 21.09.2021 - Përdıtësım : 22.09.2021
Shqipëri, 7 të vdekur dhe 872 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Shqipëria ka regjistruar shtatë të vdekur dhe 872 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 164.276, ndërkohë numri i të vdekurve në 2.594.

Gjithashtu janë shëruar edhe 820 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148.937.

Në të gjithë vendin raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 12.745 dhe në spitale po marri trajtim qindra pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 5.175 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.160.896 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.657.595 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë prej tyre 736.594 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore, vaksinimi po vijon edhe në universitetet e vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın