Bota, Shëndetësi

Presidenti i Filipineve kritikon vendet e pasura që "grumbullojnë" vaksina kundër COVID-19

Në fjalimin e tij në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Duterte deklaroi se vendet e pasura grumbullojnë vaksina për shpëtimin e jetës, ndërsa vendet e varfra presin "pika" të vaksinave

Sümeyye Dilara Dinçer  | 22.09.2021 - Përdıtësım : 22.09.2021
Presidenti i Filipineve kritikon vendet e pasura që "grumbullojnë" vaksina kundër COVID-19

Ankara

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kritikoi vendet e pasura për "grumbullimin" e vaksinave të zhvilluara kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Duterte deklaroi se vendet e pasura grumbullojnë vaksina për shpëtimin e jetës, ndërsa vendet e varfra presin "pika" të vaksinave.

Duke nënvizuar se situata e shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19 është e zymtë, Duterte tha se, "Kjo është një thatësirë ​​vaksine e krijuar nga njeriu që shkatërron vendet e varfra".

Duterte ka kritikuar grumbullimin e vaksinave kundër COVID-19 nga vendet e pasura. "E vërteta është se kjo pandemi nuk do të përfundojë nëse ky virus nuk përfundon kudo", tha ai.

Në fjalimin e tij, Duterte deklaroi se kjo situatë duhet të dënohet si një akt egoist që është logjikisht dhe moralisht i gabuar.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins rreth 17 për qind (19 milionë persona) në Filipine janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın