Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Kazakistan, tejkalon 7 milionë numri i personave të vaksinuar kundër COVID-19

Në vend ku vaksinimi masiv kundër virusit filloi më 1 shkurt, numri i njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 arriti në 7.334.000

Meiramgul Kussainova  | 21.09.2021 - Përdıtësım : 21.09.2021
Kazakistan, tejkalon 7 milionë numri i personave të vaksinuar kundër COVID-19

Nur-Sultan

Në Kazakistan numri i personave të vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) arriti në mbi 7 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se si pjesë e luftës kundër COVID-19 vendi me një popullsi prej 19 milionë banorë, përdori vaksinat Sputnik V, Hayat Vax, CoronaVac dhe Sinopharm si dhe vaksinën vendase QazVak.

Në vend ku vaksinimi masiv kundër virusit filloi më 1 shkurt, numri i njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 arriti në 7.334.000.

Ndërsa numri i njerëzve që përfunduan dozën e dytë të vaksinës arriti në 6.201.000.

Në vend, ku gjithsej 7 provinca, përfshirë kryeqytetin Nur Sultan dhe qytetin e Almaty, janë në kategorinë e kuqe, në 24 orët e fundit u regjistruan 2.093 raste me COVID-19 ndërsa 3.504 persona tjerë u shëruan nga ky virus.

Më parë në vend u obligua që punonjësit e sektorëve të ndryshëm, veçanërisht sektori publik dhe ai i shërbimeve, të vaksinoheshin kundër COVID-19.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın