ANKARA (AA) - SHBA-të dhe PKK-ja për të thelluar bashkëpunimin në Siri dhe për të penguar reagimin e Turqisë përdorin grupet terroriste nën emërimin "FDS" (Forcat Demokratike Siriane), raporton Anadolu Agency (AA).
PKK-ja strukturën e saj në Siri fillimisht e formoi nën emërimin PYD dhe më pas si krahu i saj i armatosur YPG.
Pas nisjes së luftës së brendshme në fund të vitit 2011 në Siri, bashkëpunimi mes organizatës terrorsite dhe SHBA-ve u bë gjithnjë e më i fortë.
PYD/PKK-ja më 12 tetor 2015 bashkoi në Siri nën emërimin FDS disa grupe të vogla të cilët i mbante afër saj duke i mbështetur me armatim dhe logjistikë, ku nuk tërhoqi aspak vëmendje pjesëmarrja e grupeve që nuk ishin më shumë se disa qindra persona.
Që nga formimi shumica e FDS përbëhet nga militantët e PYD/PKK-së, pra edhe në drejtimin e strukturës e cila pretendohet se është një strukturë e re mbizotëron gjithashtu PYD/PKK-ja.
Ndaj terroristëve dhe krerëve të PYD/PKK-së u shpërndanë uniforma me emblemën e FDS, por në pamjet e publikuara në llogaritë e medias sociale të mbështetësve të organizatës është verejtur se në disa vende janë përdorur emblemat e reja dhe vende të tjera emblemat e vjetra.
Ndërsa SHBA-të që nga formimi i FDS ka rritur me shpejtësi ndihmat kundrejt PYD/PKK-së.
Administrata amerikane është përpjekur të parandalojë reagimet e Turqisë duke pretenduar se ndihmat ushtarake nuk i kryen për PYD/PKK-në por për FDS-në, madje duke pretenduar se armët i janë transferuar "Koalicionit Arabët e Sirisë" numri i të cilëve brenda kësaj strukture nuk e kalon disa qindra.
Shumë drejtues arabë në FDS u larguan nga organizata pasi nuk gjetën vend në mekanizmin vendimmarrës të FDS-së. Një nga ish drejtuesit e nivelit të lartë Abdulkerim Ubejd, në shtator 2016 bëri një deklaratë për AA-në ku tha se: "PKK-ja ndodhet në një situatë dominuese mbi FDS-në. Shumica e grupeve brenda FDS-së janë vetëm për pamje. FDS nuk është asgjë tjetër vetëm se një mbrojtëse që PKK-ja e përdor për të fshehur objektivat e saj separatiste".
Gjithashtu kanë tërhequr vëmendje disa detaje në pamjet e ofruara nga agjencia e lajmeve Reuters ku vërehet një komandant amerikan që ka mbërritur në bazën Karaçok të PKK-së pas sulmit të kryer nga një operacion ajror i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në verilindje të Sirisë.
Sipas informacioneve që burimet e sigurisë turke posedojnë personi Şahin Cilo që ndodhet në të majtën e komandantit duke e shoqëruar atë përreth rrënojave, është një person që ndodhet në radhët e PKK-së që nga viti 1990.
Cilo është anëtar i "organit të përhershëm vendimmarrës të drejtuesve të Lartë të Sirisë" KCK (Unioni i Komuniteteve të Kurdistanit) e cila është çatia e strukturave të organizatës terroriste në vend. Gjatë periudhës së vitit 1996 Cilo ka kryer aktivitete në zonat periferike në Şemdinli, ndërsa mes 1997-2003 në Evropë, 2002-2004 ka qenë në rajonin Mahmur në Irak.
Teksa në vitin 2005 Cilo ishte anëtar i Bordit ekzekutiv i drejtuesve të lartë të PKK-së, ai gjatë viteve 2009-2012 kaloi në krye të njësive speciale të organizatës. Ndërsa që nga viti 2012 Cilo ndodhet në krye të drejtuesve të PKK-së në Siri dhe njihet si përgjegjësi i aktiviteteve ushtarake dhe të inteligjencës së organizatës terroriste në Siri.
Autoritetet turke në një deklaratë për AA-në kanë theksuar se shumë herë kanë ndarë informacionet me disa vende të perëndimit për personin në fjalë dhe për krerët e tjerë të PKK-së, por veçanërisht zyrtarët amerikanë nuk i kanë dhënë fund kontakteve me terroristët.
Poashtu në anën tjetër ka tërhequr vëmendjen se në uniformën dhe krahun e terroristit të armatosur shoqëruesit në të djathtën e komandantit amerikan qëndron emblema e "YPG-së".
Gazeta "Washington Post" më 7 janar publikoi një punim të saj në lidhje me rajonin Tel Abjad të pushtuar nga PYD/PKK-ja nën emërimin FDS duke zbuluar fytyrën e vërtetë së FDS-së. Në artikullin e gazetës nënvizohej se dy të tretat e FDS-së përbëhen nga militantët e PYD/PKK dhe se diktohen nga ideologjia e kreut të PKK-së Abdullah Öcalan.
Ndër të tjera në artikull ku rikujtohet se PKK-ja ndodhet në listën e terrorizmit nga SHBA-të ishte vënë në dukje se "Personat që trajnojnë FDS-në thonë se duhet të mësojnë dhe të pranojnë ideologjinë e Abdullah Öcalan-it".
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes në atë periudhë Ashton Carter prillin e kaluar në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit Amerikan duke iu përgjigjur pytjeve të senatorit Lindsey Graham ishte i detyruar të pranonte zgjatimet e shtojcave të PKK-së. Ndaj pyetjes së drejtuar nga Graham "A e keni dëgjuar ndonjëherë PYD-në dhe YPG-në?" Carter pas përgjigjes "po" ndaj pyetjes së senatorit "kush janë këto?" Carter u përgjigj "grupet kurde". Dhe ndaj pyetjes në vazhdim nga Senatori Graham "YPG, a është krahu i armatosur i PYD-së?" Sekretari amerikan ka thënë "Po, e drejtë".
Sipas burimeve të sigurisë turke të cilët kanë informuar AA-në thuhet se PKK-ja në kohët e fundit nën maskën e FDS-së ka formuar më shumë se 30 kampe në veri të Sirisë.
Në deklaratën e snaiperistit Mesut C. dhe me emrin e koduar "Diren" i cili u kap nga forcat e sigurisë turke me 25 shkurt në kufi me Sirinë, është regjistruar se ai ka thënë se me një vendim të marrë në kampin Karaçok nën drejtimin e PYD-së është dërguar në rajonin Sur të qytetit Diyarbakır të Turqisë për të mbështetur PKK-në.
Më tej thuhet se ofrohen trajnime sulmi dhe mbrojtjeje në kampet "Tishrin, Shejhler, Bejadije dhe Çarıklı" të cilët janë formuar me një largësi 20 km nga njëri tjetri në lindje të Eufratit në drejtim nga jugu në veri.
Në këto kampe të formuara në perëndim të rajonit Afrin ku PYD-ja ka hyrë në konflikte të nxehta bëhen trajnime përafërsisht 40 ditë. Këto kampe shihen si kampet më efektivë të PKK-së në rajon. Ndërsa bëhet e ditur se në kampin "Rimelan" që ndohet përballë rajonit Nusaybin në qytetin Mardin bëhen trajnime për atentate dhe snaiperë. Terroristët me një përzgjedhje të veçantë në organizatë këtu trajnohen përafërsisht 3 muaj. Organizata anëtarët e saj të trajnuar këtu i dërgon kryesisht në aktet që do të kryejnë në Turqi.
PKK-ja nën emërimin FDS aktualisht mban nën pushtim rajonet Haseke, Kobani në veri të Sirisë përgjatë kufirit me Turqinë si dhe rajonin Afrin në perëndim të lumit Eufrat. Organizata terroriste duke marrë edhe rajonin Bab që është fqinj me Munbixhin synonte bashkimin e rajoneve që kishte marrë në lindje dhe perëndim të lumit Eufrat. Por, operacioni "Mburoja e Eufratit" i ndërmarrë nga forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane pengoi këtë plan duke pastruar nga DEASH-i zonën e ndërmjetme.
news_share_descriptionsubscription_contact
