İhvan Radoykov
23 shtator 2015•Përditësim: 23 shtator 2015
SOFJE (AA) - Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka pohua se Samiti i Liderëve të BE-së nuk do të sjellë zgjidhje ndaj krizës së refugjatëve", raporton Anadolu Agency (AA).
Borisov i cili do të marrë pjesë në takimin e liderëve të BE-së ku do të diskutohet çështja e krizës së refugjatëve, tha se është pesimist në lidhje me rezultatet e takimit.
Kryeministri bullgar në një deklaratë në radion kombëtare (BNR) ka pohuar se: "Po shkoj në këtë takim me një pakënaqësi të madhe. Do të harxhohen vlera të mëdha dhe të panevojshme monetare për këtë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit teksa edhe ministrat e brendshëm nuk kanë një konsensus të përbashkët mes tyre, ku ende vazhdon qasja sipërfaqësore".
Borisov duke vënë në dukje se ka njoftuar se do të pranojë 1.200 refugjatë,, u shpreh se: "Zbatimi i kuotave nuk është zgjidhje për problemet. Nga Afrika po afrohet një ‘cunami’. Kuotat nuk sjellin zgjidhje".
Ai duke vënë në dukje se në Bruksel teksa të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë situatë ka deklaruar se: "Nëse SHBA dhe Rusia nuk arrijnë konsensus mes tyre për çështjen e Sirisë nuk do të ketë një zgjidhje të kësaj problematike".
Ndërsa duke shprehur pakënaqësinë për paratë që do të harxhohen për këtë takim Borisov ka theksuar se "këto që kam shprehur këtu i shpreh edhe atje, por askush nuk dëgjon".