AP
05 tetor 2015•Përditësim: 06 tetor 2015
GJENEVË (AA) - Numri aktual i rojeve kufitare në Bashkimin Evropian nuk është i mjaftueshëm për valën e refugjatëve prej 420.000 njerëzve, pra, Frontex, një agjenci e Bashkimit Evropian për kufijtë, planifikon të punësojnë një numër shtesë të rojeve kufitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë informacion e konfirmoi zëdhënësja e Frontex, Ewa Moncure, e cila theksoi se agjencia ka apeluar tek BE-ja, konkretisht vendet anëtare të zonës Shengen të sigurojnë 775 ekspertë për identifikimin, si dhe një numër të caktuar të përkthyesve.
Ata deri në fundi të muajit duhet të vendosen përgjatë kufirit të Italisë dhe Greqisë, të cilat janë stacionet e para të refugjatëve në rrugën e tyre drejt Evropës.
Ata do të forcojnë më tej procesin e identifikimit të refugjatëve të cilët kanë kërkuar azil politik, si sirianët dhe afganët dhe emigrantët ekonomikë, konkretisht ata refugjatë të cilët synojnë të kthehen në atdheun e tyre.