Mahmoud Barakat
05 tetor 2015•Përditësim: 06 tetor 2015
HOMS (AA) – Grupi militant DAESH ka shkatërruar të dielën një tjetër monument në qytetin antik të Sirisë, Palmira, në provincën Homs, thonë aktivistët lokal.
“Grupi militant ka ngritur në ajër pjesën e sipërme të Portës Triumfale në Palmiras, duke shkatërruar harkun, ndërsa ka dëmtuar edhe shtyllat në të cilat mbahej" tha për Anadolu Agency një aktivist në kushte anonimiteti.
DAESH ka shkatërruar disa monumente prej kur ka marrë kontrollin mbi qytetin antik Palmira, të cilin UNESCO e ka shpallur trashëgimi botërore.
Ky grup militant hasi në dënime ndërkombëtare gjatë verës së shkuar kur shkatërroi tempujt antik në Baalshamin dhe Bel, së bashku me disa varreza antike.
Në bazë të të dhënave të OKB-ë, konflikti shkatërrues në Siri, i cili ka hyrë në vitin e pestë ka lënë 250,000 të vdekur dhe miliona të tjerë të zhvendosur.
Konflikti i cili ka ndarë shtetin në shumë fraksione ka sjellë terren për veprimin e DAESH-it i cili kontrollon territor të konsiderueshëm të Sirisë dhe Irakut.