Mehmet Akif Parlak
20 Shtator 2016•Përditësim: 21 Shtator 2016
GAZİANTEP/HALEP (AA) - Jarabulusi në qytetin Halep të Sirisë, rajoni i parë i cili u çlirua nga operacioni "Mburoja e Eufratit", ka hapur dyert duke pritur refugjatët që largohen nga persekutimi i forcave të regjimit dhe të organizatës terroriste DAESH në vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky qytet i cili u pastrua nga organizatat terroriste në kuadër të operacionit kundër kërcënimeve terroriste në veri të Sirisë nga forcat speciale të Forcave të Armatosura Turke dhe forcat ajrore të koalicionit u bë shpresë për ata që kishin mall për atdheun, por edhe shpresë për refugjatët.
Pas kalimit nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane qyteti është bërë simbol i shpëtimit. Krahas mijëra familjeve të detyruara për tu strehuar në Turqi, shumë familje të tjera që janë larguar nga persekutimi i forcave të regjimit dhe organizatës terroriste DAESH kryesisht nga Damasku, Rakka dhe Latakia janë strehuar në zonat e sigurta në Jarabulus.
Ndaj familjeve të cilët përpiqen të jetojnë në çadrat e ngritura në lagjet periferike dhe në ndërtesën e shkollës, ofrohet ndihmë nga qytetarët e Jarabulusit që janë kthyer pak kohë më parë dhe nga institucionet e ndihmës humanitare të Turqisë.
Afërsisht 15 familje që janë strehuar në një shkollë dykatëshe janë duke përjetuar gëzim. Këto familje të cilat klasat e ndara me perde i përdorin si dhoma, janë duke pritur zgjatjen e një dorë për ti ndihmuar.
- "Refugjatët kanë nevojë për çdo gjë"
Anëtari i Këshillit Lokal të Jarabulusit, Gassan Muhammed, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se tashmë rajoni është i çliruar dhe se ka hapur krahët për familjet e persekutuara nga lufta. Ai ka vënë në dukje se shumica e nevojave të rajonit përballohen nga Turqia.
"Aktualisht në shkollat e Jarabulusit jetojnë një numër i madh familjesh të refugjatëve. Vetëm në këtë shkollë përpiqen të mbijetojnë 15-20 familje. Këta refugjatë kanë nevojë për ushqim, ujë dhe për çdo gjë. Dëshirojmë që vëllezërit tanë turq të na ndihmojnë më shumë. Aktualisht në Jarabulus ndodhen 150-200 familje që jetojnë si këto. Së shpejti këtu do të shtohen familjet refugjate. Për arsyen se ky rajon është çliruar të gjithë ata që janë refugjatë vijnë këtu. Duhet të plotësojmë nevojat e vëllezërve refugjatë pa u rritur edhe më shumë numri i tyre", u shpreh Muhammed.
- "Nëse Asadi dëgjon që kam dhënë intervistë më vret vëllain"
Një sirian i cili pasi mori familjen prej 8 personash nga Damasku dhe u strehua në Jarabulus dhe që dëshiron të mos identifikohet dhe të mos filmohet, u shpreh se vëllai i tij ndodhet në duart e forcave të regjimit.
Pasi ka treguar se janë strehuar në Jarabulus me frikën se regjimi do të dëmtojë edhe familjen e tij ai u shpreh se "Nëse Asadi dëgjon që kam dhënë intervistë më vret vëllain. Ne kemi mbërritur këtu duke kaluar shumë vështirësi. Kisha disa të holla që i kisha ruajtur dhe ia dhashë një kamionisti që më solli këtu. Mora familjen dhe disa sende dhe u nisëm. Sa herë që kamioni ndalonte kishim frikë se na kapën. Lavdëruar qoftë Allahu, mbërritën shëndoshë e mirë këtu. Këtë shkollë e dija edhe më parë për këtë arsye kam ardhur drejt e këtu. Me të vërtetë që ndodhemi në një situatë shumë të vështirë dhe kërkojmë që të na ndihmojnë."