Felix Nkambeh Tih
20 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
KINSHASA (AA) – Të paktën 17 persona humbën jetën në trazirat që shpërthyen gjatë protestave të djeshme në Republikën Demokratike të Kongos në të cilën opozita kërkon nga presidenti i shtetit që të largohet nga pushteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e policisë njoftuan se një mijë demonstrues dje shkaktuan trazira në rrugët e kryeqytetit Kinshasa, ku dogjën automjete dhe kontejnerë në rrugë.