Ekip
24 Dhjetor 2016•Përditësim: 25 Dhjetor 2016
GOMA (AA) - Mbi 40 persona kanë vdekur në Republikën Demokratike të Kongos, pasi presidenti i saj Jozef Kabila nuk pranoi të japë dorëheqje, njoftoi Komisioni i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
"Numri kaq i lartë i viktimave tregojnë një mospërfillje të madhe ana e policisë, ushtrisë dhe forcave të sigurisë për nevojën e vetëpërmbajtjes gjatë sigurimit të demostratave. Jo vetëm ushtarët, të cilët marrin pjesë në operacionet e zbatimit të ligjit, por të gjitha forcat e përfshira janë shumë të armatosura dhe përdorin municione të vërteta", thuhet në deklaratën e Zeid Rad Al Hussein nga zyra e OKB-së në Gjenevë.
Zeid shtoi se 107 njerëz janë plagosur dhe 460 të tjerë janë arrestuar.
Trazirat filluan kur Kabila refuzoi të japë dorëheqjen pavarësisht se mandati i tij ka përfunduar më 19 dhjetor.
Zëdhënësi i policisë më parë tha se numri i të vdekurve në demonstrata dhe trazirat arrin në 22.