Ekip
24 Dhjetor 2016•Përditësim: 24 Dhjetor 2016
LAGOS (AA) - Ushtria e Nigerisë ka dëbuar militantët e Boko Haramit nga çerdhja e tyre e fortë nga pylli i frikshëm Sambis, njoftoi presidenti Muhammadu Buhari të shtunën, duke pretenduar se kryengritësit kanë përjetuar një gotije të fuqishme, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ndihem i kënaqur dhe krenar nga trimëria e trupave të ushtrisë nigeriane, pas marrjes së lajmit të shumëpritur dhe të gëzueshëm për shtypjen përfundimtare të terroristëve të Boko Haramit në enklavën e tyre të fundit në pyllin Sambis", tha presidenti në mesazhin e tij të përgëzimit dërguar ushtarëve.
Ai tha se militantët u dëbuan nga kampi famëkeq, i cili ndodhej thellë brenda pyllit të madh verilindor, një ditë pasi zëdhënësi i ushtrisë alarmoi nigerianët për ngritje të vigjilencës dhe të raportojnë personat e huaja në agjencitë e sigurisë.
"U informova nga shefi i Shtabit të Ushtrisë se kampi u pushtua rreth orës 01:35 të premten më 23 dhjetor dhe se terroristët janë në arrati si dhe nuk u ka mbetur ndonjë vend për t'u fshehur. Unë ju bëj thirrje që të mbani ritmin e ndjekjes dhe të nxirrni ata para drejtësisë", tha presidenti.