Mohamed Sabry Emam Muhammed
30 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
ANBAR (AA) – Anëtarët e një familjeje pesëanëtarëshe refugjatësh irakianë e kanë humbur jetën të mërkurën në Faluxhë në Irakun perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Refugjatët, sipas zyrtarit policor Ahmed Al-Duleimi, humbën jetën kur shpërtheu zjarri në kampin e refugjatëve Al-Markazi i vendosur në pjesën jugore të qytetit.
“Gjatë incidentit humbën jetën babai, bashkëshortja dhe tre fëmijët", tha Al-Duleimi për AA shtoi se zjarrin e shkaktoi pajisja për ngrohje. Iraku është përfshirë nga trazirat që nga mesi i vitit 2014, kur terroristët e DEASH-it morën Mosulin në veri të vendit ku në rrjedhë është ofensiva për çlirimin e tij.
Në Irak, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (KB), më shumë se 3.4 milionë persona janë të shpërngulur, prej të cilëve gjysma janë fëmijë.
Më shumë se 10 milionë personave u nevojitet ndihmë urgjente humanitare.