Ekip
18 Dhjetor 2019•Përditësim: 18 Dhjetor 2019
Protestuesit irakianë bllokuan hyrjen në kompaninë kryesore të porteve në provincën jugore Basra, tha një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Demonstruesit mbyllën portat e Kompanisë së Përgjithshme të Porteve të Irakut në Basrën qendrore", tha burimi në kushte anonimiteti.
Të martën, protestuesit e zemëruar bllokuan rrugët kryesore në fushat e naftës në Basra dhe i ndaluan punonjësit të shkonin në punë.
Iraku është goditur nga valë protestash masive që nga fillimi i tetorit për shkak të kushteve të këqija të jetesës dhe korrupsionit, duke e detyruar kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqje.
Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 496 irakianë kanë humbur jetën dhe 17.000 janë lënduar që prej fillimit të protestave më 1 tetor.