Zeynep Hilal Karyağdı
03 tetor 2015•Përditësim: 03 tetor 2015
BAGDAD (AA) - Gjatë luftimeve të ashpra në Irak në muajin shtator 717 persona kanë humbur jetën dhe 1.216 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në raportet e misionit paqësor të OKB-së në Irak (UNAMI) gjatë luftimeve 537 civilë dhe 180 pjestarë të forcave të sigurisë kanë humbur jetën.
Sipas raportit, në mesin e 1.216 të plagosurve gjenden 925 civilë. Në Bagdad kanë gjetur vdekjen 257 persona, ndërsa janë plagosur 583 të tjerë.
UNAMI dorëzoi raportin edhe për muajin gusht në të cilin thuhet se 1 mijë e 325 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1.811 janë plagosur.