Zekeriya el-Kemali,Ali Semerci
03 tetor 2015•Përditësim: 03 tetor 2015
SANA (AA) - Pretendohet se Jemen-i ka vendosur që ta deportoje Ambasadorin e Iran-it në Sana, Sejjid Hasan Nam, të tërheqë zëvendës ambasadorin në detyrë të Jemen-it në Teheran, Abdullah es-Sirri dhe ti mbyllë misionet e saj diplomatike në Teheran, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të lajmit të agjencisë së lajmeve (SABA), e cila është nën kontrollën e Husi-ve, marrë nga një zyrtar i presidencës thuhet se Jemeni si reagim kundër Iranit e cila e shkel sovranitetin dhe aktiviteteve të saj armiqësore kundër vendit ka vendosur që ta deportoje Ambasadorin e Iran-it në Sana, Sejjid Hasan Nam si dhe të tërheqë zëvendës ambasadorin në detyrë të Jemen-it në Teheran, Abdullah es-Sirri dhe ti mbyllë misionet e saj diplomatike në Teheran.
Në lajm gjithashtu theksohet se Irani është paralajmëruar kundër qëndrimit armiqësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e territorit të Jemen-it dhe më 29 Shtator presidenti Abdurabbu Mansur Hadi në fjalimin e tij që bëri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka treguar për praktikën armiqësore të Iran-it ndaj Jemen-it.